Dua Lipa bën të pamundurën, arrin për herë të parë në top 20 të Billboard Hot 100 (Foto)

Superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, sukses pas suksesi ka treguar se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Bukuroshja nga Prishtina me hitin e saj “New Rules” ka treguar se di të befasojë edhe emra si Rihanna.

Ajo la emrat më të mëdhenj të skenës prapa saj me hitin “New Rules” që shumë shpejt do t’i bëjë një miliard klikime.

Dhe tash ajo ka arritur me këngën e saj të renditet në vendin e 19-të të Billboard Hot 100 toplistës botërore të muzikës që është top lista më kredibile.

Ajo ngjitet kështu për dy vende më lart javën e fundit duke arritur që për herë të parë në karrierë të hyjë në Top 20 të Billboard Awards.

“Çmenduri”, ka komentuar Dua me rastin e suksesit të saj të fundit.

Dua Lipa po vazhdon me turneun e saj botëror me grupin Coldplay. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login