Dogana bllokohet sërish për shqiptarët, grekët planifikojnë grevë

Pas prishjes së sistemit në doganat greke për dy ditë, sërish probleme për shqiptarët që duan të kalojnë në shtetin fqinjë. Policia në pikën kufitare të Kakavijës njofton se pala greke do të mbyllë sërish doganën për shqiptarët për shkak të një greve që do zhvillohet atje.
Kështu nga ora 07:00 e datës 09.11.2017 deri në orën 07:00 të datës 10.11.2017 nuk do të lejohet kalimi i asnjë mjeti, por vetëm i këmbësorëve.
Sipas policisë kufitare në doganë “do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve”. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anulojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion.

You must be logged in to post a comment Login