Denoncim i ish-ministrit: 2 mijë qengja të ngrirë janë futur brenda javës në Shqipëri

Foto ilustruese)

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ditën e sotme, ka denoncuar futjen e dy mijë qengjave të ngrirë gjatë kësaj jave në Shqipëri.

Përmes një shënimi në Facebook, Panariti shkruan se dy mijë qengja të ngrirë dhe 700 të gjallë kanë hyrë në Shqipëri.

Ai thekson se fushata e mbylljes së thertoreve nën pretekstin e standardeve të sigurisë dhe që shkatërroi mijëra biznese të vogla i shërbeu jo konsumatorit, por një grushti biznesmenësh.

Panariti: Fushata e mbylljeve të thertoreve nën pretekstin e standardeve të sigurisë dhe që shkatërroi mijëra biznese të vogla i shërbeu jo konsumatorit, por një grushti superbiznesesh të cilët vetëm brenda një jave futën plot 2000 qengja të ngrirë dhe 700 qengja të gjallë importi duke nxjerrë jashtë loje qindra blegtore dhe tufat e tyre.

You must be logged in to post a comment Login