Daily Mail me ironi të fortë: Shqiptaret në “AMA” të veshura si për Halloween (Foto)

Mbrëmjen e djeshme, mes shumë personazhesh të ftuar në “American Music Awards” kanë qenë edhe dy këngëtaret e njohura shqiptare, Bebe Rexha dhe Bleona Qereti.

Prestigjozja “Daily Mail” ka bërë një artikull për personazhet e veshur më keq gjatë parakalimit në tapetin e kuq, ku mes tyre kanë qenë edhe dy këngëtaret tona.

“Daily” ka ironizuar veshjen e tyre duke shkruar: “Halloween ishte muajin e kaluar!”.

Pra, edhe veshja e Bebes dhe e Bleonës tabloidit britanik ka qenë e përshtatshme për këtë festë dhe jo për “AMA”-s.

Ndryshe, Bebe Rexha ka pasur disa hite të madha gjatë vitit 2017, ku ajo u paraqit me hitin e ri “Meant to Be” në AMA.

Ndërkaq, Bleona ishte prej personazheve më të përfolura të ditëve të fundit.

Ajo vendosi që të ruante qelizat vezë të saj për të bërë fëmijë në një moshë më të shtyer pasi për momentin është e fokusuar në karrierë./Blitz/Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login