Çfarë po ndodh me projektin e shumëpritur mes Ledrit dhe Noizyt?

Që prej pajtimit mes tyre dhe daljes bashkë nëpër koncerte, fansat e të dyja anëve të ndikuar edhe nga mediat mezi po e presin një bashkëpunim mes tyre.

Bëhet fjalë për dy reperët më të suksesshëm të momentit në Shqipëri, Noizy dhe Ledri Vulën. Sa herë ata shihen bashkë mediat aludojnë dhe hedhin teza për një bashkëpunim mes tyre.

Nga ana tjetër ata flasim mes tyre nëpërmjet kodeve çka i bëjnë të gjithë të mendojnë se ata janë drejtë përfundimit të projektit mes tyre, shkruan opinion.al

Pas Blerim Destanit i cili u shfaq në foto me të dy këngëtarët, ka qenë producenti kosovar Faton Shoshi i cili po ashtu nga studio ka publikuar një foto, duke i quajtur Ledrin dhe Noizyn “djemt e mi”.

Nga ana e të dy këngëtarëve nuk ka asnjë prononcim të drejtpërdrejtë për projektin mes tyre, por nëse del një i tillë ai padiskutim do të jetë një HIT pasi janë të shumtë ndjekësit që i preferojnë Ledrin dhe Noizyn.

Dyshja ka përdorur të njëjtën fjalë në postimet e tyre përkatëse: “Nesër”, shkruan Ledri dhe Noizy.

Të gjithë fansat e tyre e po ashtu mediat janë në pritje të këtij projekti. A do të dal ai sot? Na ngelet vetëm të presim! /Opinion.al

 

 

 

 

You must be logged in to post a comment Login