Bayern Munchen ia uron pavarësinë populllit shqiptar

Klubi i njohur gjerman, Bayern Munich ka uruar popullin shqiptar për Ditën e Pavarësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.

“Urime Ditën e pavarësisë”, shkroi klubi gjerman në Twitter.

Bayern Munich është klub rekordmen në Gjermani, me më së shumti tituj të Bundeligës dhe Kupës së Gjermanisë.

Bayern ka respektuar gjithnjë popullin shqiptar. Gjatë luftës në Kosovë kishte dhënë kontribut të vazhdueshëm financiar, sikurse ishte solidarizuar me popullin që po vuante.
Këtë e tregon edhe ky gjest, pasi nuk ka ndonjë shqiptar në formacion, por e ka bërë për respekt të shqiptarëve.

You must be logged in to post a comment Login