Turqia derdh lekun “lumë” në Serbi, projekti madhor që do të financohet

Gjatë vizitës së presidentit të Turqisë në Serbi, Rexhep Tayyip Erdogan do të nënshkruhet një dokument që përfshin Turqinë në projektin e ndërtimit të autostradës 60 kilometra Beograd-Sarajevë.

Nënshkrimi i marrëveshjes ka për qëllim forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e transportit dhe infrastrukturës, shkruan b92.

Marrveshja do të nënshkruhetnga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Ndërtimit, Transportitdhe Infrastrukturës Zorana Mihajlovic me ministrin e Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit të Turqisë, Ahmet Arslan.

You must be logged in to post a comment Login