Tri mënyra për ta parandaluar ftohjen dhe gripin këtë dimër

Parandalimi është esencial sa i përket sezonit të ftohjes dhe gripave. Gripat shkaktohen nga viruse të ndryshme, ndërsa janë tejet ngjitës.

Virusi kryesisht shpërndahet përmes kollitjes, teshtimave apo kontaktit të ndryshëm, transmeton Telegrafi.

Ndërmarrja e masave parandaluese është esenciale për ta mbajtur të shëndetshëm sistemin e imunitetit.

Ndërsa, tri metodat e mëposhtme janë më të mirat për parandalimin e gripit dhe ftohjes:

Bëni ushtrime fizike

30 minuta ushtrime fizike për 3-4 herë në javë është nga mënyrat më të mira për ta përmirësuar sistemin e imunitetit. Gjeni një ushtrim që ju pëlqen dhe që ju ndihmon të qëndroni aktiv dhe të shëndetshëm gjatë këtij sezoni.

Kujdesuni për gjumin

Gjumi kualitativ në baza të rregullta ditore është vital për shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien. Pagjumësia shpie në shtim të peshës, probleme me trurin dhe e dëmton sistemin e imunitetit. Prandaj, është e domosdoshme që të bëni të paktën tetë orë gjumë në ditë.

Reduktoni nivelet e stresit

Stresi kronik e dëmton rëndë sistemin e imunitetit, dhe kjo ju bën më të prirë ndaj sëmundjeve të ndryshme. Zvogëlimi i niveleve të stresit ju ndihmon të qëndroni të shëndetshëm fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login