Shkencëtari që përmbysi madhështinë greke, dhe rilindi madhështinë pellazgjike!

 

No automatic alt text available.

Arif Mati

Këtu keni tre paragrafët e fundit të ligjëratës të tezës ime (14 faqe) e paraqitur në Sorbonne / Paris IV më 3 janar 2012 (385 faqe të daktilografuar, dmth për një libër duhen me tepër se 500 faqe).Teza është paraqitur në gjuhën frënge. Këto paragrafe i kam përkthyer në gjuhën shqipe. Titulli i tezës sime të doktoraturës: «Hulumtime mbi pellazgët, në zanafillën e qytetërimit grek».

« …Unë guxova të përmbysja të «pranuarën përgjithësisht». Është një temë e vështirë dhe e diskutueshme, shumë pak është e afruar shkencërisht që nga Pozaniasi në shekullin e dytë pas erës sonë dhe sidomos mes autorëve modernë. Kjo çështje nuk ka qenë objekt i një rishikimi të saktë dhe të besueshëm të burimeve të lashta dhe moderne dhe madje edhe më pak e një studimi të plotë shkencor që kombinon fusha shkencore shumëdisiplinore. Por, skepticizmi ambivalent nuk e çoi përpara debatin, i cili në mënyrë radikale është fiksuar në të «pranuarën përgjithësisht», për gati me tepër se gjashtëdhjetë vjet. Nën këto kushte unë nuk mund të mbaj një diskutim lëmues ose të merrja, siç thuhet, doreza. Unë desha të mbaj një të folur të vërtetë, të zhvilloj argumente të qarta, të mbështetura nga analiza të detajuara, të thella, fakte të veçanta, shumë mbivendosje, krahasime dhe konfrontime të ndryshme, dokumente të ndryshme dhe referenca të besueshme apo të verifikueshme pa shmangur më të voglën hollësi qoftë shqetësuese ose jo konformiste.

Në një tezë të tillë a duhej me qenë i kujdesshëm dhe për të shmangur haptas aspekte të ndjeshme, shqyrtime të diskutueshme, polemikat, mosmarrëveshjet apo çdo gjë që shkakton grindje, gjithë këto pa tradhtuar apo rrezikuar mendimin tim, pa u zhytur në një lloj subjektiviteti të fshehtë apo një mirësjellje servile? Kështu pra, desha të mbes i qartë me veten time, të bëja punën e një shkencëtari që vlerëson drejtësinë, neutralitetin dhe objektivitetin, që mban lirinë e shprehjes, ndershmërinë time intelektuale pa paragjykime dhe pa u ndikuar nga ndonjë ideologji ose ndonjë njëanshëmëri, ose ndonjë studim të përafërt, të rastësishëm ose të pamjaftueshëm apo të padokumentuar.

Së fundi ky studim mbi Pellazgët do të kontribuoj në një kuptim më të mirë, më të saktë të historisë para-helene dhe arkaike greke dhe do të rehabilitoje atë popull të lashtë dhe të madh nga i cili rrjedh qytetërimi i ynë perëndimor. Kjo do të ketë meritën e hapjes së debatit mbi çështjen e zanafillës së qytetërimit dhe kulturës greke. Po e mbyllë me këtë reflektim të famshëm të historianët gjerman Karl Otfried Müller i nxjerrë nga «Prolegomena» e botuar në 1825 (edhe pse unë nuk pajtohem me të gjithmonë në disa fusha të tjera), “Sa më shumë inteligjenca të depërtojë në historinë e Greqisë, më shumë vëmendje do t’i kushtohet elementit pellazg, i sakrifikuar deri tani”. Për këtë unë e konsideroj si një vizionar të madh. Faleminderit.»/ SHQIPTARI.eu

Ps.Titulli është i redaksisë, ndërsa teksti është botuar pa ndërhyrje. 

Image may contain: one or more people, people standing, people sitting, suit, wedding, night and indoor

Pamje nga mbrojtja e tezës së doktoraturës  në Sorbonne / Paris IV më 3 janar 2012, «Hulumtime mbi pellazgët, në zanafillën e qytetërimit grek».

You must be logged in to post a comment Login