Ohri pjesë e listës ndërkombëtare “Lonely Planet’s Best in Travel 2017”

Bordo është zgjedhur qyteti më i mirë në botë, sipas listës së qyteteve më të mirë të listës “Lonely Planet’s Best in Travel 2017”. Lonely Planet theksoi përvojën e bukur të vizitorëve në qytetin francez të verës, Cité du Vin, revolucionin “gastronomik” të tij dhe linjën e hekurudhës me shpejtësi të lartë si arsye për të cilat i ishte dhënë titulli.

I dyti në listë ishte Kape Town, në sajë të atraksioneve të reja kulturore si Muzeu Zeitz i Artit Bashkëkohor Afrikë, ndërsa në vendin e tretë ishte Los Angeles, i cili ka pësuar një zgjerim të metrosë dhe ka pothuajse 50 hotele të reja në ndërtim.

10 qytetet më të mira, sipas “Lonely Planet’s Best in Travel 2017” janë:
1. Bordo, Francë
2. Kape Town, Afrika e Jugut
3. Los Anxheles, SHBA
4. Merida, Meksikë
5. Ohri, Maqedoni
6. Pistoia, Itali
7. Seuli, Korenë e Jugut
8. Lisbona, Portugali
9. Moska, Rusi
10. Portland (Oregon), SHBA.

Ohri është edhe pjesë e listave tjera të njohura ndërkombëtarisht për bukurinë dhe mundësitë për turizëm. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login