Nxënësit e një shkolle në Belgjikë, protestë kundër dëbimit të familjes shqiptare

Familja Gërxhaliu rrezikon të dëbohet nga Belgjika pas tetë vjetësh, sepse shteti belg mendon se dokumentet e tyre nuk janë në rregull.

“Ne jemi duke u rrezikuar që do të dëbohemi për në Kosovë nga shteti i Belgjikës, sepse na është thënë që dokumentet tona nuk janë në rregull” ka thënë Bjondina, fëmija më i madh familjes Gërxhaliu.

Bjondina studion në departamentin e Menaxhmentit Howest në qytetin Bryshit. Motra e saj Blodiana është 17 vjeçe. Ato e kanë edhe një vëlla, i cili është vetëm 13 vjeç.

Nxënësit e shkollës në të cilën vijon mësimet Blediona organizuan një marsh protestues në Parkun e Leopoldit të qytetit të Ostendes. Në protestë morën pjesë 400 nxënës, të cilët marshuan me flamuj, pankarta e balona kundër dëbimit nga shtetit të shoqes se tyre të shkollës.

“Këta njerëz janë si ne. Ata bëjnë të njëjtat gjëra si ne, ata shkojnë në shkollë e punë dhe e zhvillojnë jetën sikurse ne. Ata  kanë miq këtu”, ka thënë udhëheqësja e protestës, shoqja e Blodianës.

“Ne jemi të zemëruar dhe do të shqetësohemi nëse plani për dëbimin e tyre është i pabazë”, ka thënë ajo.

Kjo mbështetje kaq e madhe dhe kjo protestë ka ndodhur për herë të parë në shkollën në të cilën shkon Blodiana. Ajo ndjehet krenare për përkrahjen e shokëve e shoqeve të shkollës.

“Ndihem shumë krenare dhe shumë falënderuese për këtë mbështetje masive nga nxënësit e shkollës”, ka thënë Blediona.

You must be logged in to post a comment Login