Noka, thirrje policisë: Arrestoni urgjent Saimir Tahirin!

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi ka lëshuar akuza të forta, duke thënë se Kuvendi sot ka disa deputetë me rekorde kriminale.

“Deputetët të cilët kanë lidhje me krimin, lidhje familjare me krimin, lidhje shoqërore me krimin, janë financuar nga paratë e errëta të krimit të organizuar duhet të largohen dhe të lënë mandatin”- tha Halimi.

Deklarata e Halimit 

Parlamenti sot ka në përbërje të tij deputetë me rekorde të tmerrshme kriminale, e cila është evidentuar qartë nga raprti i OSBE-së për zgjedhjet e 2017-ës, ku në faqen 11 parashikohet se deputetë me të dhëna kriminale janë futur në Parlament.

Ka deputetë të cilët kanë lidhje me krimin dhe me njerëz të botës së krimit, ka deputetë të cilët kanë përfituar fonde publike në emër të tyre, apo familjarëve të tyre përfshirë dhe një situatë të rëndë që ka të bëjë me drejtimin arbitrar dhe arrogant të Parlamentit nga kryetari i Parlamentit.

Këto janë çështje të cilat duhen adresuar dosmosdo në një kuadër rregullator si ky që mund të jetë “Kodi i Etikës së Parlamentit”.

Në këtë pikë pati diskutime edhe nga deputetë të mazhorancës dhe në përfundim u ra dakord që një grup pune me deputetë të Grupeve Parlamentare, të adresojë këto shqetësime që kanë të bëjnë me një hartimin e një kuadri ligjor, i cili të pastrojë Parlamentin nga deputetët me rekorde kriminale.

Deputetët të cilët kanë lidhje me krimin, lidhje familjare me krimin, lidhje shoqërore me krimin, janë financuar nga paratë e errëta të krimit të organizuar duhet të largohen dhe të lënë mandatin.

Deputetë që kanë përfituar fonde publike, koçensione drejtpërdrejt, personalisht, apo nepërmjet fëmijëve të tyre, duhet të lënë mandatin dhe të largohen.

Drejtimi i Parlamentit dhe institucioni që do të menaxhojë të gjithë këtë proçes, duhet të përfshijë një rol substancial të opozitës në mënyrë që të jetë efektiv sipas modeleve perëndimore.
Këto janë çështjet që do të diskutohen nga grupi i punës që do të ngrihet dhe pastaj pas tre javësh ky grup do të paraqesë një dokument.

Ky ishte vullneti i opozitës në këtë Këshill, pra për të pastruar Parlamentin.

You must be logged in to post a comment Login