Një milionë njerëz në Maqedoni përdorin Facebook

72.2% e njerëzve e përdorin internetin në Maqedoni. E përkthyer në numra, 1.503.000 qytetarë të Maqedonisë e përdorin botën e internetit.

Prej këtyre, një milionë nga qytetarët që kanë qasje në internet e përdorin Facebook-un. Pra një milion qytetarë të Maqedonisë kanë llogari në Facebook, thonë nga Internet World Stats, përcjell Telegrafi Maqedoni. Përndryshe, Maqedonia ka 2,083,308 qytetarë.

Nga rajoni më shumë internet se Maqedonia përdorin shtetet: Sllovenia (75.5%) dhe Kroacia (74.4%).

Pas Maqedonisë në rajon janë: Mali i Zi (69.9%), BeH (69.3%), Greqia (69.1%), Serbia (67.1%), Shqipëria (66.4%) dhe Bullgaria (59.8%).

Në botë 51.7% e qytetarëve përdorin internet sipas Internet World Stats. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login