Në përvjetorin e tyre të parë, Princ Leka dhe Elia Zaharia sjellin imazhe të papublikuara më parë nga dasma mbretërore (Foto)

Një vit më parë, Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Dasma e tyre u zhvillua në Pallatin Presidencial në Tiranë, ku të ftuar ishin shumë prej personaliteteve të njohur nga bota.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë një vit më parë.(Getty Images)

Sot, pas një viti, princesha Elia ka vendosur ta kujtojë në mënyrë shumë të veçantë dasmën, në përvjetorin e tyre të parë të martesës.

Ajo ka publikuar disa imazhe të papara më parë, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Këtu përfshihen fotografitë me familjarët gjatë dasmës, me mbretërorët nga bota si dhe unazat, që çifti ia dhuruan njëri-tjetrit.

“Si sot një vit më pare. Në këtë përvjetor të parë të martesës, po ndaj me ju disa kujtime të gëzueshme! Falënderoj me zemër të gjithë ata që na u bashkuan dhe na dhuruan ditën më të bukur të jetës sonë” (sic.), ka shkruar Elia në Instagram. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login