Myslimanë ose jo! Ja sëmundjet që shkakton mishi i derrit!

Fakti që konsumimi i mishit të derrit është i ndaluar në Islam tashmë dihet, por pikat e mëposhtme shpjegojnë arsyet dhe aspektet e këtij ndalimi:

1) Një derr është një kazan i vërtetë mbeturinash. Ha gjithçka, duke përfshirë jashtëqitje, mish të dekompozuar apo dhe perime të kalbura. Ata hanë edhe masat kancerogjene të kafshëve.

2) Mishi dhe dhjami i një derri absorbon toksinat si një sfungjer. Mishi i tyre mund të jetë 30 herë më shumë me toksina se sa mishi i lopës apo mishi i drerit.

3) Kur hahet mish lope apo mish dreri, ai merr 8 deri në 9 orë për t’u tretur në trupin tonë, kështu që toksinat kanë gjithë kohën e mundshme që të filtrohen nga mëlçia. Por kur hahet mishi i derrit ai do vetëm 4 orë të tretet. Ne kështu mund të marrim një nivel shumë më të lartë të toksinave brenda një kohe të shkurtër.

Pavarësisht kësaj!

Mishi i derrit konsumohet në masë, por pa ditur përmbajtjen, vlerat, pasojat dhe sëmundjet që ky mish shkakton. Por, përse është i ndaluar mishi i derrit?

Shumë studime mjekësore janë zhvilluar rreth eksperimentimit të mishit të derrit. Shkencëtarë, mjekë të ndryshëm pajtohen në një teze ku ne do të veçojmë studimin e mjekut gjerman, Hans Heinrich Reckeweg.

Gjatë studimit të tij ai në mishin e derrit ka identifikuar një proteinë të re e të huaj të quajtur sutoksin, e cila shkakton alergji të ndryshme.

Ky ‘helm’ shkakton sëmundje alergjike si ekzemën dhe ekzantemën (shpërthimin) astmatike. Në qoftë se doza e sutoksinit është e ulët, i hap rrugë lodhjes e rraskapitjes trupore dhe dhimbjes së nyjeve.

Mishi i derrit e rrit sasinë e yndyrës në gjak. Sot për sot, ushqimi më i rrezikshëm për shëndetin e njeriut është dhjami i brendshëm i kafshëve.

Ata që konsumojnë sasi të mëdha të yndyrnave, e sidomos të mishit të derrit, për një kohë të shkurtër e harxhojnë vitaminën E dhe për pasojë, nga aspekti i marrëdhënieve intime, duken të plogësht, të paafrueshëm dhe të paaftë (impotentë).

Mungesa e vitaminës E në mënyrë graduale shkakton edhe pamjaftueshmërinë e vitaminës A.

You must be logged in to post a comment Login