Molla e ndaluar e Dibres

Nga – Ida Nurce

Mos ma harroni Dibren! Mos e beni tani qe krijuat qeverine e re! Shkoni edhe tani qe po ia nisni punes, sepse dibranet e mi i ka marre malli per ju! Ne maj dhe ne qershor ju hapen dyert e shtepive, ju gostiten, ju mirepriten dhe sigurisht qe do e bejne serish edhe nese shkoni perseri, sepse tashme jeni miqte e tyre. Ata jane njerez aq te mire. Jane njerez te dashur, punetore, te sjellshem dhe shume te zgjuar. Ndaj shkoni serish! E di qe nuk do beni asgje per ata njerez atje dhe as per Dibren time, sepse ka vite qe nuk vihet dore ne ate zone, por te pakten tregohuni njerez te edukuar dhe vizitojini, hani ndonje dreke a darke! Njelloj do ju presin, sepse ata jane dibrane. Ahhh, tani eshte edhe vjeshte, tregojuni para se te shkoni! Ka shume mundesi te mos i gjeni ne shtepi, sepse jane duke mbledhur prodhimet e veres. Jane duke mbledhur frytet e punes se tyre te palodhshme. Po pergatisin tokat per stinen e pranveres. Po gatuajne turshite e dimrit. Po mbushin mutfaqet (magazinat) qe te hane shendetshem edhe ne dimer. Sa bukur! Tamam si milingonat. Uhhh se desh harrova, po mbledhin edhe ato mollet e famshme te Dibres. Ahhh cfare mollesh jane! Sa shume lodhen duke u kujdesur per to! Nese ju them qe u dhurojne shume dashuri molleve, nuk do me besoni! Keshtu qe me mire shkoni t’i shikoni vete! Jam e sigurte, qe nuk do ju percjellin duar bosh. Ndoshta mbusheni edhe me nje doze dashuri. Por sa keq me vjen per pjesen tjeter te shqiptareve qe nuk kane mundesine te provojne ato molle! Sepse dibranet e mi nuk kane aq mundesi sa t’i sjellin ne kryeqytet, dhe ka shume shqipetare qe nuk kane degjuar per mollet e Dibres. Ndaj shkoni ne Diber, merrni molle dhe tregojuni edhe te tjereve qe ajo zone ben mollet me te mira ne vend! Te mos dynden te blejne mbeturinat qe na vijne nga jashte, por te kerkojne keto qe kemi brenda Shqiperise tone te bukur. Ju duket sikur po kerkoj shume?! Ok, shkoni ju pra, te pakten te kenaqeni ju! Ahaa eshte rruge e gjate?!!! Epo… rruga e Arbrit nuk ka goje te flase!

You must be logged in to post a comment Login