Mbante eskortën shqiptare të vdekur në banesë, arrestohet me burgim të përjetshëm autori

Një 29-vjeçar është arrestuar nga autoritetet britanike pasi theri me thikë një shqiptare në Queen’s Park në Londër. Mësohet se viktima punonte si eskortë.

Mediat britanike bejne me dije se Noor Mohammad, 29-vjeç eshte shpallur fajtor per vrasjen e Romina Kalaci, 32-vjec, në shtëpinë e saj në Fernhead Road, më 22 Maj të këtij viti.

Vajza u gjet e vdekur një javë më vonë, pasi policia u detyrua ta hapte me forcë derën e saj të shtëpisë.

Romina ishte me dy shtetësi, italo-shqiptare dhe jetonte në Britani që prej vitit 2016. Ajo e reklamonte shërbimin e saj si eskortë edhe ne një website, mënyre nga e cila kishte renë në kontakt edhe me vrasësin e saj.

Mësohet se autori kishte shkuar në banesën e vajzës, dhe kishte marrë me vete një thikë kuzhine. Viktima u gjend me plagë në kokë dhe trup, ku madje gjatë hetimit gjykatësi e cilësoi krimin kafshëror.

Pas krimit të tmerrshëm, ai u përpoq të fshihte telefonin dhe rrobat e tij dhe të pretendonte pafajësinë derisa nisi gjyqi.

Gjetja e trupit te saj u bë pas alarmit që dhanë fqinjët se kishin ndjerë erë të rëndë që vinte nga banesa e saj.

You must be logged in to post a comment Login