Maqedonia do të mbyllë konsullatën në Barcelonë

Qeveria në seancën e nesërme do të diskutojë lidhur me lëndën nga MPJ për mbylljen e konsullatit të nderit të Maqedonisë në Mbretërinë e Spanjës me seli në Barcelonë bashkë me propozimin për shkarkimin e konsullit të nderit, transmeton Zhurnal.mk

Ky paralajmërim vjen pas tentativave për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës dhe shfuqizimin e autonomisë së saj që mund të asociojë se qeveria jonë bashkohet me politikat zyrtare të Madridit.

Megjithatë vendimi për mbylljen e konsullatës vjen edhe pas ngjarjeve në Australi ku policia ka arrestuar konsullin e Maqedonisë, Mario Deus me shtetësi spanjolle për shkak të vrasjes së dy fëmijëve të tij, ngjarje kjo e ndodhur në prill të këtij viti derisa MPJ ka thënë se pret rezultatet nga hetimi që të del me qëndrim.

Mario Deus është konsull nderi i Maqedonisë në Barcelonë nga 6 dhjetori 2012, ai nuk është diplomat por biznesmen dhe stomatolog.

You must be logged in to post a comment Login