Lotaria amerikane/Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm

Ambasada Amerikane ka një njoftim për të gjithë qytetarët shqiptarë që janë ende në pritje për të bërë aplikimin për lotarinë amerikane.

Ambasada bën të ditur se faqja është përkohisht jashtë funksionit.

Në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Ambasada e SHBA-ve pohon se ky problem prek të gjitha vendet, jo vetëm Shqipërinë.

“Faqja e internetit të Lotarisë Amerikane http://dvlottery.state.gov është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje. Kjo është një ndërprerje në mbarë botën që prek të gjitha vendet – jo vetëm Shqipërinë. Ne do t’ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion. #AskAnna #PyetAnën”, citohet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

You must be logged in to post a comment Login