Lirimi i trafikantit, KLD hetim vendimit të gjyqtarit të Vlorës

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimet lidhur me vendimin e gjyqtarit të Vlorës, Arqile Basho dhe mënyrës se si ai ka liruar një të arrestuar për 5 tonë drogë në fshatin Llakatund.

Mësohet se inspektorët kërkojnë nga gjykata jo vetëm vendimet e shpallura dhe procesverbalet, por edhe mënyrën se si është rihedhur shorti i gjyqit, duke qenë se gjyqtari i mëparshëm që kishte vendosur “arrest me burg” ishte zëvendësuar me gjyqtarin Arqile Basho, që ka dhënë vendimin për lirim.

Por në dosjen “Llakatundi”, emër i marrë nga fshati ku u sekuestrua në disa shtëpi saisia rekord prej 15 tonë hashash, aktualisht nuk ka asnjë në paraburgim.

Prokuroria e Vlorës thotë se Gjykata e Vlores ka liruar të 7 të arrestuarit për drogë, një vendim që akuza pritet ta apelojë. Të dyshuarit kanë lënë qelinë njëri pas tjetrit, me argumentin se nuk provohet qe 15 tonët e drogës iu përkasin atyre.

You must be logged in to post a comment Login