Kështu duken pamjet e reja të Stadiumit të Prishtinës për ndeshjet ndërkombëtare

Nënpresidenti i FFK-së, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe zëvendësekretari, Arianit Ahmeti, kanë vizituar sot punimet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë. Ata u njoftuan nga punëkryerësi me gjendjen dhe punët që kanë mbetur për t’u përmbyllur në plotni renovimi i këtij stadiumi.

Ademi, i cili është përgjegjës për infrastrukturën e stadiumeve, është i ngarkuar konkretisht në përshpejtimin e proceseve për këtë stadium, i cili në fund të punimeve do t’i plotësojë standardet e kategorisë së 4-të sipas kërkesave të UEFA-s. Ai shprehu bindjen se institucionet tona do të përshpejtojnë procedurat rreth pagesës së mjeteve shtesë, në mënyrë që ritmi i punëve të shkojë si duhet dhe punimet të përmbyllen me kohë, pasi FFK në muajin mars e ka afatin e fundit për ta licencuar këtë stadium në UEFA për zhvillimin e ndeshjeve të kombëtares.

Image

You must be logged in to post a comment Login