Ja numri i shqiptarëve në 80 komunat e Maqedonisë (dokument)

Maqedonia është shteti i vetëm në Evropë që nuk ka të dhëna të përditësuara për numrin e vërtetë të popullatës.

Regjistrimi i vitit 2002, i kryer tash e 15 vite më parë, mbetet e vetmja referencë për politikat e brendshme si dhe për raportet e ndryshme që përpilohen në këtë drejtim, shkruan Konica.al.

Ndonëse dinamikat e brendshme, si rritja demografike apo migrimi, kanë pasur rolin e vet në rritjen e popullatës ose në zvogëlimin e saj në pjesë të caktuara, ekspertët vazhdojnë të shërbehen më të dhënat e vjetëruara të regjistrimit të vitit 2002.

Sado që të dyja palët kanë kritikuar rezultatet, në bazë të këtij regjistrimi mund të krijohet një përshtypje mbi shtrirjen e elementit shqiptar në këtë shtet.

Kësisoj, Shkupi është komuna me më së shumti shqiptarë (103 mijë 891), i pasuar nga Tetova (60 mijë e 886), Gostivari (54 mijë e 038), Struga (36 mijë e 029), e kështu me radhë.

Portali Konica.al sjell pasqyrën e plotë të të dhënave nga regjistrimi i vitit 2002:

You must be logged in to post a comment Login