Historia e dhimbshme e familjes shqiptare në SHBA. Gruaja e sëmurë, burri rrezikon të deportohet

Një burrë shqiptar, i cili jeton në Michigan mund të detyrohet që ta lerë vetëm bashkëshorten e sëmurë sëbashku me fëmijët, sepse qeveria po e deporton.

Flora Rranxburgaj vuan nga skleroza e shumëfishtë dhe sëfundmi pësoi edhe një goditje në tru. Ajo nuk mund të kujdeset për veten dhe ka një
bashkëshort të përkushtuar që i ka qëndruar asaj gjatë gjithë kohës pranë.

“Punoj dhe përpiqem që të kujdesem për familjen time. Gruaja ime është shumë e sëmurë”, tha Ded Rranxburgaj për mediat amerikane, ku
histori e tyre është bërë publike si një thirrje e dëshpëruar për të mos e kthyer burrin në Shqipëri.

Bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve bën dy punë për të mbështetur familjen dhe për të paguar për mjekimin e bashkëshortes. Ai dhe dy djemtë, një prej të cilëve është në kolegj ndërsa tjetri është 14-vjeç, e ndihmojnë Florën për gjithçka.

Megjithatë, Ded ishte së fundmi në një takim në Zyrën e Emigracionit, ku dhe mori lajmin e hidhur.

“Ata i thanë që duhet të largohet brenda 3 muajve”, tha Erik, djali 14-vjeçar i çiftit.

 

You must be logged in to post a comment Login