Foto/ Arusha e vrarë në Kalanë e Dodës shkakton zemërim në rrjetet sociale

Prej kohësh është ngritur alarmi se popullata e arinjve të murrmë në Shqipëri është drejt zhdukjes.

Dhe si të mos mjaftonte shfarrosja e pyjeve nga dora e njeriut, ky i fundit po i shfarros arinjtë edhe duke i vrarë me armë pa leje dhe me justifikime banale.

Por nuk është ndërmarrë asnjë masë mbrojtëse nga shteti për ta hequr këtë popullatë nga lista e kafshëve të rrezikuara nga zhdukja.

Këtë nuk e themi ne por disa foto që janë publikuar nga redaksia e “JOQ.al” ku flitet për makabritetin e radhës në një fshat të Peshkopisë, pas rastit të disa javëve më pare në Kukës.

Në këto foto shikohet se si banorët e fshatit Sterdok kanë vrarë një arushë me justifikimin se kanë mbrojtur të mbjellat e tyre.

Qytetari që ka nisur fotot ka shkruar pranë redaksisë së “JOQ.al”:

“Kjo arushë është vrarë pranë Kalasë së Dodës sepse na i dëmtoi të gjitha të mbjellat. Na mori bukën e gojës”.

Nuk janë mjaftuar vetëm me vrasjen, por e kanë shëtitur nëpër fshat kafshën e ngratë dhe kanë bërë foto me të, foto të cilat tani po bëjnë xhiron e botës dhe po indinjojnë këdo që i shikon.

Në fund të gjithë kësaj natyrshëm lind pyetja se përse arinjtë kërkojnë ushqim tek të mbjellat e fshatarëve?!

Apo mos vallë prerja e pyetjeve pa kriter e ka dëmtuar habitatin e tyre. Për më tepër shikoni fotot dhe gjykojeni vetë.

You must be logged in to post a comment Login