Fevziu mesazh Frangajt: S’ më ndërhyn askush në emisionin tim

Blendi Fevziu theksoi faktin se opozita është duke i lënë mediat vetëm në luftën kundër krimit duke qenë inkoherente në lidhje me zhvillimet më të rendësishme në vend.

I pyetur nga moderatori Çim Peka nëse ai ka ndjerë vetë shqetësime në lidhje me emisionet e tij në TV Klan, Blendi u përgjigj se ai i ka raportet me emisionet dhe jo me televizionin.

“Unë personalisht nuk kam ndjerë kurrë shqetësime të këtij lloji, sepse gjërat janë personale.

Unë e shoh që kjo është një tendencë e përgjithshme, në fund të fundit unë nuk jam njeri që varem nga raportet që mund të kem me televizionin, unë e ka ndërtuar raportin tim me emisionin tim, kam ruajtur një axhendë timen e cila ka qenë gjithmonë dhe në fund të fundit nuk kam lënë kurrë ditën që të shkoj dhe të negocioj në raport me emisionin.

Ditën që do vijë koha për të negociuar unë e mbyll atë derë të atij emisioni dhe gjej një derë tjetër”., – tha Fevziu.

You must be logged in to post a comment Login