E fundit: Ndërroi jetë Alit Abazi, kandidati i pavarur në Kërçovë

Ndëroi jetë bartësi i listës së pavarur për zgjedhjet lokale në Kërçovë, Alit Abazi, pasi që para një jave u plagos me armë, përcjell Zhurnal.

Nga Ministria e Shëndetësisë sot informuan se sipas informatave nga Klinika për Traumatologji, ortopedi, anestezi, reanimacion, mjekim intenziv dhe Qendra Urgjente se Abazi ka ndëruar jetë rreth orës 4 të mëngjesit.

“Edhe përskaj shumë përpjekjeve të ekipit mjekësor, Abazi nuk u mbijetoi plagëve”, thonë nga Ministria për Shëndetësi.

Abazi u plagos më 27 shtator para Gjykatës Themelore në Kërçovë, ku u lënduan tre persona./Zhurnal.mk

You must be logged in to post a comment Login