Dua fiton çmim, bën performancë të shkëlqyer dhe mahnit me dukjen në ‘BBC Radio 1 Teen Awards 2017’ (Foto/Video)

Të pandalshme sukseset e Dua Lipës. Këngëtarja shqiptare me famë botërore e ka fituar çmimin për ‘Artisten solo më të mirë britanike’ në ceremoninë e ‘BBC Radio 1 Teen Awards 2017’.

Hiti i saj “New Rules” është votuar si kënga më e mirë dhe ky çmim i takoi yllit nga Kosova.

Në evenimentin e zhvilluar në Wembley Arena të Londrës, 22-vjeçarja njëherësh ka dhuruar një performancë mbresëlënëse për fansat e saj të shumtë.

Gjatë parakalimit në tepihun e kuq, Dua kishte zgjedhur një fustan me ngjyrë të verdhë dhe të shkurtë në pjesën e përparme që nxirrte në pah këmbët e saja të gjata.

Momenti i pranimit të çmimit (Getty Images)

Në këmbë kishte veshur sandale me taka që përshtateshin me rripin e zi që kishte në mes.

Dukja e Duas në ‘BBC Radio 1 Teen Awards 2017’ (Getty Images)

Natyrisht që dukja dhe ecja e saj në tepihun e kuq i ka mahnitur fansat e këngëtares anekënd botës.

Një performancë që vinte në pah fizikun e saj (Getty Images)

Gjatë prononcimit për mediat gjatë parakalimit në tepihun e kuq, Dua ka folur për fuqizimin e femrës në gjithë botën.

Dua Lipa nderohet me çmim për kontributin në muzikë (Foto)Dua Lipa nderohet me çmim për kontributin në muzikë (Foto)

Natyrisht se temë e bisedës ka qenë edhe hiti i saj “New Rules” që për tre muaj ka arritur 447 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login