Dilara e “Fate të Kryqëzuara” tani ka një mbiemër shqiptar

Aktorja Erbu Ozkan e njohur për të gjithë shqiptarët nga roli i Dilarës tek “Fate të Kryqëzuara”  që u transmetua në TV klan është një nuse e vërtetë shqiptare. Ajo është martuar me aktorin shqiptar nga Shkupi Ertan Shabani, i cili po ashtu ka një famë të konsiderueshme në Turqi.

Së fundmi mësohet se aktorja simpatike ka marrë mbiemrin e burrit të saj edhe zyrtarisht. Në biografinë e saj ajo shkruan mbiemrin shqiptar, por në një formë të turqizuar si Ebru Ozkan Saban.

Dilara është pëlqyer gjerësisht nga publiku shqiptar për rolin e Dilarës, ku identifikohej si një femër tepër elegante dhe sharmante. /Opinion.al

You must be logged in to post a comment Login