Çifti shqiptar surprizon italianët, gjesti i tyre është fisnik…

 
Carola Balzaroti e cila ka një supermarket nën drejtim në zonën e Magentës ka përjetuar një ngjarje të veçantë gjatë ditës së djeshme. Një çift shqiptarësh kanë paguar paratë për një grua të moshuar, e cila nuk i kishte mundësitë ekonomike për të paguar ç’ka kishte vendosur në shportën e saj, shkruajnë mediet italiane. Carola e ka shpërndarë historinë edhe në profilin e saj në FB.

“Një histori e shkurtër. Sot kisha një kliente e cila ishte një grua e moshuar, që mbushi shportën e saj plot por se nuk kishte shumë para. Ajo mori ushqime bazë të tilla si bukë, djathë, feta të ëmbëlsirave, fruta etj. Të gjitha ishin ushqime bazë dhe të nevojshme. Unë i thashë më tej zonjës se ato që kishte marrë kushtojnë shumë, 42 euro. Ajo më tha se nuk mund t’i marrë ata gjëra, pasi shpenzon shumë nga pensioni i saj. Atëherë erdhi një çift i huaj, me siguri nga Shqipëria. Ata ishin diku te 40 vjetët. Gruaja më thotë: ‘Shiko, ne do të paguajmë çdo send që e ka marrë gruaja e moshuar’. Ata ishin një çift i mrekullueshëm”, ka shkruar italianja në “Facebook”. Postimi u pëlqye nga më shumë se 500 njerëz në vetëm 24 orë. Historia ishte me të vërtetë e bukur. Bravo, Karola.

You must be logged in to post a comment Login