Çdo i pesti fëmijë rrihet nga prindërit në Zvicër, ja sa është përqindja e dhunës te shqiptaro-zviceranët

Një e peste e të rinjve zviceranë kanë përjetuar dhunë në familje. Studimi vjen nga një shkollë e lartë e Cyrihut ZHAW, shkruajnë mediat zvicerane.

Prindërit kanë përdorur forcë fizike ndaj fëmijëve. Një e pesta janë sulmuar ashpër (me grusht), ndërsa dy të pestat me dhunë të lehtë si tërheqje veshi.

Në të njëjtën kohë kjo shifër është 80 përqind te familjet me origjinë të huaj në Zvicër. Rezultatet paraprake flasin se më tepër me 40 përqind të dhunës janë të përfshirë prindërit nga Ballkani: Kosova, Serbia dhe Maqedonia. Në vendin e dytë me 37 përqind rënditen të huajt me origjinë portugeze. Në fund ndodhen prindërit zvicerane ku dhuna ndodh në çdo të dhjetin fëmijë.

Rol të madh në ushtrimin e dhunës luan edhe gjendja ekonomike: sa më i varfër një prind, aq më tepër rritet gjasa për dhunë te fëmijët. Kjo pasi varfëria llogaritet si faktor stresi.

E drejta për të rrahur një prind fëmijën e tij në Zvicër është tërhequr në 1978. Por një ndalesë decide nuk ka ndodhur akoma.

Anketimet janë kryer me 17 vjeçarët./Bota sot

You must be logged in to post a comment Login