Arieli, grimeri i famshëm i motrave Kardashian në Tiranë: Albërie Hadërgjonaj, një nënë për mua (Video)

Grimeri i famshëm Ariel Tejada këto ditë ka qëndruar në Tiranë, ku ka prezantuar studion më të re të bukurisë.

Ndryshe, ai jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe është grimeri i shumë yjeve të njohur, ndër to edhe Kim Kardashian, Kendall dhe Kylie Jenner etj.

Në një intervistë televizive për “Pasdite në Top Channel”, Ariel ka rrëfyer për më të rejat e tij.

Ndërkohë, ai tregoi edhe se si erdhi deri te njohja e rastësishme me Kylie Jenner, dhe si është të punosh me emra kaq të mëdhenj.

I pyetur për miqësitë me yjet shqiptarë, Ariel përmendi këngëtaren Albërie Hadërgjonaj si mikeshën e tij më të mirë.

Ai e konsideron atë madje si një nënë të dytë, duke thënë se i ka dhuruar shumë mbështetje. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login