Ajo që nuk u pa në ceremoninë e ‘The Best’: Xhaka puthë të dashurën, Ronaldo pozon me ariun pelush, Alves i disponuar (Video)

E hëna në botën e sportit ishte e rezervuar për ceremoninë ‘The Best’ në Londër.

Kjo ngjarje ishte organizuar nga FIFA për ndarjen e çmimet e më të mirëve për sezonin 2016/17.

Lojtari më i mirë u zgjodh Cristiano Ronalo me 43 per qind të votave, ndërsa trajneri më i mirë Zinedine Zidane.

Portieri më i mirë Gianluigi Buffon i Juventusit, kurse goli më i bukur i takoi Olivier Giroud ndaj Crystal Palaces.

Cristiano Cristiano së bashku me familjen e tij. Foto: Getty Images

Por, këto tashmë janë fakte dhe skena të njohura për publikun.

Ato që nuk janë parë dhe i interesojnë tifozëve janë prapaskenat, në mesin e tyre është edhe puthja e Granit Xhakas me të dashurën e tij para fillimit te ceremonisë (Video).

Ajo që tërheq vëmendjen është edhe pozimi i fenomenit Ronaldo me një ari pelushi dhe shumë lojtarëve që kishin zgjedhur të vijnë në këtë ceremoni gala me gjithë familjen. /Telegrafi/

Xhaka i buzëqeshur në krah të Leonitës. Foto: GettyImages

Granit Xhaka së bashku me bashkëshorten, Leonita Lekaj. Foto: Getty Images

You must be logged in to post a comment Login