Vuçiq e quan Haradinajn kriminel, thotë nuk tërhiqemi nga Kosova

 

Vetëm pak ditë pas krijimit të qeverisë së Kosovës dhe emërimit të Ramush Haradinaj kryeministër, presidenti i Serbisë Vuçiq në një konferencë për mediat ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të ri të qeverisë së Prishtinës , Ramush Haradinaj duke e quajtur këtë të fundit kriminel.

Duke folur për hyrjen e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, Vuçiq ka thënë se ajo nuk ka pasur alternativë tjetër, transmeton Shqiptarja raportimin e medieve serbe.

Sipas tij, alternativa e Listës Serbe që t’i bashkohet Albin Kurtit është më e keqe, pasi ai dhe partia e tij angazhohen për bashkim me Shqipërinë.

Por pavarisht të gjithave Vuçiç tha se mbështet vendimin e Listës Serbe për të hyrë në qeverinë e re të Kosovës, të kryesuar nga Ramush Haradinaj.

“Opsioni i tretë ishte të mbështeste qeverinë e Ramush Haradinajt, i cili është kriminel lufte por serbët nuk kanë humbur mundësinë për të ruajtur paqen dhe fëmijët e tyre”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se Kosova dhe Metohia janë çështje që i përkasin të tashmes dhe të ardhmes së Serbisë.

pak ditë më parë dy homologët Vuçiq dhe Thaçi u takuan në Bruksel në një takim të ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e jashtme e BE Mogherini ku të dyja palët u dakortësuan se faza e re e dialogur i hap rrugë anëtarësimit në BE.

You must be logged in to post a comment Login