Votoni për Mark Gjonaj :- Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo, jep mbështetje për Mark Gjonajn në Këshillin Bashkiak!

Bronks – New York : Njoftim e ka ka bër përmes rrjetit social facebook, zoti Mark Gjonaj – Kandidati për Qarkun e Këshillit Bashkiak, Zona Elektorale 13 në qytetin e Bronksit, duke shkruar në statusin e tij zyrtar se :” Jam shumë i nderuar të njoftoj se kam marrë një miratim mbështjete, për zgjedhjet e nesërme nga guvernatori i Nju Jorkut, zoti Andrew Cuomo! Mbështetja e tij është një konfirmim i vizionit që kam për Bronksin dhe gjithë punën që kemi arritur” thotë kandidati Mark Gjonaj.

Edhe, Kongresmeni Demokrat i Nju Jorkut, Zona Elektorale 16-të, Eliot Engel, me anë të një video ka bër thirrje duke kërkuar mbështetjen e kandidatit Mark Gjonajn për Këshillin Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut, Zona Elektorale 13-të.

Ndërkohë, kandidati nga partia demokrate në garën fillimore, nësër bën me dije se është pothuajse në vijën e finishit, të një fitore, por ai kërkon votën tuaj, mbasi ky është momenti ku llogaritet çdo votë.

“Mos harroni nesër gjeni qendrat e votimit të cilat do të jenë të hapura nga ora 06:00 (am) e mengjesit deri në orën 21:00 (pm) e mbrëmjes, dhe sigurohuni që e dini se ku po votoni dhe për kë do të votoni, nesër në ditën e zgjedhjeve!”, bën thirrje Gjonaj për të votuar shqiptarët në zonën e tij elektorale.

Zoti Mark Gjonaj – Kandidati për Qarkun e Këshillit Bashkiak, Zona Elektorale 13të, në qytetin e Bronksit, në fund shkruan se :”Pasi që kjo fushatë është në fundin e saj, dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë bërë këtë udhëtim të mundshëm, për mua, që të jem kaq afër fitores. Miqtë, familja, vullnetarët dhe përkrahësit e mi – gjatë kësaj fushate të gjatë, fitorja dhe suksesi im nuk do të ishin të mundur pa ju, dhe unë jam mirënjohës për mbështetjen tuaj”.

Unë pres që t’ju shërbej në Këshillin Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut, ndërsa, ju të vini nesër në votime! dhe të votoni Mark Gjonaj Kandidati për Këshillin Bashkiak Qarkun 13 të, në Bronks, thotë ai.
Zgjedhjet fillimore, pra ato brenda partisë të qytetit të Nju Jorkut, janë në numërimin e orëve mbrapsht “countdown”.

Votuesit, në qytetin e Bronxit, Zonën  Elektorale 13-të, që do të zgjedhin midis pesë kandidatëve të ndryshëm në Partinë Demokratike, në garën primare, e cila është përcaktuar si një garë shumë e ngushtë, dhe shumë e “nxehtë”!

“Lufta”për një vend mes kandidatëve rival për në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut, është e ndërlikuar edhe pse kjo nuk duket shumë nga jashtë, sepse për të fituar, duhet të kesh mbështetjen e politikanëve të njohur apo të sindikatave, të cilat pothuajse shumicën e tyre, mirëpo shpresohet se kandidati Mark Gjonaj , i ka siguruar, disa nga mbështetjet, por vendimtare gjithësesi është vota e juaj nesër.

Zona Elektorale 13-të në Bronx, ka numërin më të madh të votuesve, për Këshillin Bashkiak, në qytetin e New Yorkut. Mbasi aty përfshihen më shumë se 8 lagje, duke përfshirë një tejzgjatje e cila fillon prej City Island dhe vazhdon deri në Pelham Bay, e përfunduar në lagjen Trimont, pra është edhe zona që ka numërin më të madh të shqiptarve të regjistruar si Demokrat, të cilët jan1200 votues të regjistruar si demokrat.

Kështu që nesër, të gjithë votuesit e regjistruar nga partia Demokratike, në këtë distrikt, do të votojnë për pesë kandidatët, ku mes tyre konkuronë edhe shqiptaro amerikani Mark Gjonaj i cili aktualisht mban edhe vendin e Asambleistit të shtetit të Nju Jorkut, Distriktin 80-të në Bronx, Andaj vota e shqiptarëve është shumë e rëndësishme.
Në një spot prej 30 sekondash në të gjithë televizionet lokale në qytetin e Bronksit, Gjonaj  thotë se shpreson të fitojë një vend të Këshillit Bashkiak, nga partia demokrate nësër,  të martën më 12 shtator, sidomos nga votuesit e tij, por se ai ka edhe nga dy polet më të fuqishme të qytetit, senatorin e shtetit Jeff Klein dhe presidentin e Bronx Borough Ruben Diaz Jr., “Mark Gjonaj është thirrja e zgjimit që na nevojitet në City Hall,” thotë senatori Klein.

Mark Gjonaj, dhe stafi i tij së bashku me vullnetarët në Distriktin për Qarkun e 13-të në Bronx, këto ditë të fundit të fushatës, e kanë intesifikuar punën e tyre, në strategjinë “Door to door campaigning -Derë më derë fushatë”, e cila është një pjesë thelbësore e çdo fushate elektorale.

Fushata “Derë më derë fushatë” e cila zhvillohet për shkak se kandidatët kanë fonde të kufizuara, përfshinë këtë lloj aktiviteti në planin e tyre të fushatës, së cilës i duhet shumë planifikim, më shumë fuqi njerëzore dhe me më pakë kohë, por se përpjekja, thuhet se është e vlefshme edhe me shpërblim në ditën e votimeve.

Sidomos, tani që përveçse komuniteteve të tjera për Mark Gjonajn, duhen me siguri edhe 1200 votat e votuesve shqiptarë, të cilët janë të regjistruar demokratë, dhe që kan të drejtë vote sot të martën më 12 shtator, në Distriktin për Qarkun e 13-të në Bronx, pra shqiptarët duhet të shkojnë e të votojnë për Mark Gjonaj.

Për primarin Demokrat, të martën, më 12 shtator, në Distriktin për Qarkun e 13-të në Bronx, nuk ka mbetur gjë tjetër, veçse duhet bashkuar me të gjithë votuesit edhe nga komunitetet e tjera për Mark Gjonaj, për një shtytje përfundimtare për të ndihmuar atë , për të fituar garën paraprake brenda partisë Demokrate.

“Mirënjohës për mbështetjen që më keni dhënë gjatë kësaj fushate. Së bashku me Ju – ne mund të bëjmë ndryshimin!”, është thirrja e kandidatit Mark Gjonaj.

You must be logged in to post a comment Login