Tri truqet me aspirinë të cilat çdo vajzë duhet t’i dijë

 

Përveç se e largon dhimbjen, aspirina mund të përdoret edhe për shumë gjëra tjera.

Më poshtë i keni tri mënyra tjera se si mund ta përdorni aspirinën në jetën e përditshme:

I heqë njollat e djersës

Këto njolla të bezdisshme të frutave nga kombinimi i djersës dhe deodorantit do të eliminohen më në fund. Vetëm shtypni 4 pilula aspirina dhe pastaj shpërdajeni në një tas me ujë të ngrohtë. Pastaj vendosini rrobat në tas dhe lërini për 1 orë. Hiqini rrobat dhe lani ashtu siç bëni gjithmonë.

Shtresim i fytyrës

Dëshironi fytyrë të pastër dhe të butë, pa gjurmë të lëkurës së vdekur? Atëherë juve do t’iu duhen vetëm dy tableta, copëtoni dhe përzieni me lëng limoni dhe sodë buke.

Pastaj, aplikojeni në fytyrë butësisht duke i japur masa rrethore. Lëjeni të qëndrojë për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Thoni lamtumirë zbokthit!

Luftoni këto shenja të bezdisshme që nuk janë asgjë tjetër përveçse lëkurë e thatë në kokën tuaj. Grimconi 2 tableta dhe përzieni me shamponin tuaj të zakonshëm. Lani flokët si zakonisht dhe lëreni shampon në kokë për 5 minuta. Përsëriteni këtë 3 herë në javë, për katër javë rresht. /Gazeta Shneta/

You must be logged in to post a comment Login