Tmerrohen banorët në Itali, tërmeti i fuqishëm pushton veriun e vendit

Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë është ndjerë në Itali gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 20:00.

Tërmeti është ndjerë në zona të ndryshme në veri të vendit.

Epiqendra e tërmeti gjatë mbrëmjes së sotme është regjistruar në Morfasso, në një provincë të Piacenzas.

Tërmeti është lokalizuar në një thellësi prej 10 kilometrash.

Morfasso, Gropparello dhe Bettola, janë që të gjitha komuna në provincën e Piacenzas, pranë epiqendrës së tërmetit.

Një numër i madh telefonatash kanë mbërritur te ekipet e shpëtimin, ndërkaq ende nuk ka të dhëna për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.

You must be logged in to post a comment Login