Të ftuarit V.I.P në dasmën e Marinës dhe Getoarit/ Detajet në dasmën më të përfolur të vitit

Dasma e Marinës dhe Getoarit ishte padyshim një nga dasmat më të përfolura të vitit. Mbrëmjen e djeshme çifti u kurorëzua në martesë nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ceremonia u zhvillua teksa perëndonte dielli me personat më të dashur për çiftin. Më pas rreth orës 20:00 ata pritën 400 të ftuarit e tjerë në një tendë madhështore në kompleksin “Lura”.

Të ftuarit në këtë dasmë kanë qenë edhe emrat më të njohur për publikun. Përveç personave nga bota e artit, në këtë dasmë kanë qenë të ftuar edhe emra nga bota e biznesit dhe politikës. Përmendim këtu Saimir Manen, Aleksandër Frangaj, Vjollca Hoxhën, etj.

Në ambientin ku u pritën 400 të ftuarit mbizotëronin lulet natyrale, të cilat i jepnin një atmosferë magjike festës. Muzika popullore ka shoqeruar festën në pjesën më të madhe të kohës, ku të ftuarit nuk kanë pushuar së kërcyeri.

 

Një detaj mjaft interesant ishte vallja e Kukësit të cilën e kanë marrë së bashku dy prej Alba Frangaj bashkëshortja e Aleksandër Frangaj pronari i televizionit “Klan” së bashku me pronaren e “Top Channel” Vjollca Hoxha. Marina dhe Getoari kanë shoqeruar në kërcim të ftuarit thuajse gjatë gjithë kohës, duke e bërë atmosferën edhe më të bukur.

Vjollca Hoxha dhe Alba Frangaj, bashkë në valle

A post shared by revistawho.com (@revistawho) on 

 

6-18

6-18
21430424_1907671135916997_7208391447486540576_n
21432738_1907671072583670_954236527009385532_n
21432953_1907671099250334_7776994151564723451_n
21462296_1907671332583644_6229214203299127720_n
21462667_1907671149250329_1464339203966113918_n
21462811_1907671045917006_8651241076294681363_n
21462830_1907671239250320_7119678405217720180_n
21557512_1907671055917005_5926352725500140300_n
21586013_526726314344220_1863156986_n
21617699_1907671365916974_4742180717230975841_n

You must be logged in to post a comment Login