“Stop” i nxjerr të palarat Jolezës: Merrje rrogë nga ministria e nuk shkove një ditë

Ish-kryetarja e FRESH-it JolezaKoka prej disa ditësh po sulmon hapur moderatorët e emisionitinvestigative “Stop”.

E gjitha kjo për shkak se në një moment të emisionit, Saimiri dhe Genti i kanë quajtuar velinat “kafshë” dhe kjo për shkak të temës që po trajtohej. Joleza se ka lënë me kaq por ka kërkuar edhe reagimin nga AMA, gjë e cila deri në këto momente nuk ka reaguar.

Por as Saimiri dhe Genti se kanë lënë me kaq.

Në emisionin e mbrëmjes së kaluar, dy moderatorët tashmë shumë të njohur e të dashur për publikun kanë tallur me Jolezën duke risjellë videon e famshme ku ish-kryetarja e FRESH ngatërrohet në fjalët e saj.

Por jo vetëm kaq, gjatë emisionit ata kanë denoncuar dhe faktin se për dy vite ajo ka qenë pjesë e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe nuk është paraqitur asnjë ditë në vendin e punës por rrogën e ka marrë.

You must be logged in to post a comment Login