Si ndikon stresi në trupin e njeriut

Trupi i njeriut është dizajnuar të ballafaqohet me stresin dhe të reagoj ndaj tij. Por, qoftë nëse është fjala për një frustrim afatshkurtër apo dëshpërim më të madh si vdekja e një të afërmi, humbja e punës apo divorci, stresi psikologjik mund të ndikojë në trupin e njeriut.

Stresi mund të ketë efekte të ndryshme në disponimin, emocionet dhe sjelljet tuaja, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, ekzistojnë shumë gjëra si meditimi dhe ushtrimet fizike të cilat njihen si aktivitete që e zvogëlojnë stresin!

Më poshtë, i keni disa mënyra se si stresi ndikon në trupin e njeriut:

Truri

Nën stres, muskujt tensionohen, ndërsa kontraksioni i muskujve për një periudhë të zgjatur kohore mund të shkaktojë migrenën, dhimbjen e kokës dhe sëmundje tjera.

Sistemi i tretjes

Diarreja dhe dhimbja e stomakut mund të shkaktohet e gjitha apo të keqësohet nga stresi.

Zemra

Lidhja e saktë mes stresit dhe sulmit të zemrës është ende e paqartë, por dëshmitë e ndryshme thonë se ekziston një lidhje e tillë. Sipas studimeve, personat të cilët kanë punë stresuese janë 23 për qind më të prirë të kenë sulm të zemrës krahasuar me personat të cilët nuk kanë stres në punën e tyre.

Sistemi i imunitetit

Stresi e stimulon sistemin e imunitetit, e kjo mund të jetë avantazh në situatat emergjente. Ky stimulim mund t’ju ndihmojë t’i shëroni plagët dhe t’i shmangni infeksionet. Por në periudhë afatgjate, hormonet e stresit e dobësojnë sistemin e imunitetit dhe kjo ju bën më të prirë të sëmureni. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login