Në mëngjes apo në mbrëmje? Dermatologia ju tregon kur duhet të bëni dush

Përgjithësisht ekzistojnë dy lloje njerëzish; ata të cilët bëjnë dush në mëngjes, dhe ata të cilët bëjnë dush para se të flenë në darkë.

Ata të cilët pastrohen në mëngjes mendojnë se nuk ka mënyrë më të mirë se për ta filluar ditën duke u freskuar me një dush të ngrohët, ndërsa ata të cilët pastrohen në mbrëmje për të shpëlodhur trupin e tyre me ujë të ngrohtë dhe për ta pastruar nga mikrobet e fituara gjatë ditës.

Për këtë ka dhënë një përgjigje edhe dermatologia e njohur Dr. Natasha Cok, e cila tregon se kur duhet bërë dush.

Sipas Dr. Cok, në të dy rastet dushi është pozitiv, por ka efekte të ndryshme. Personat të cilët bëjnë dush në mëngjes përfitojnë nga ai, pasi  zgjojnë trupin duke e rritur qarkullimin e gjakut, e veçanërisht nëse gjatë dushit herë pas here pastrohen me ujë jo shumë të ngrohtë.

Ndërsa ata të cilët pastrohen në mbrëmje largojnë ndotjen e fituar gjatë ditës, thotë Cok. “Shumë mikrobe dhe ndotje akumulohen në lëkurë, të cilat prodhojnë dëme të rrezatimeve të lira dhe inflamacion, shumë mirë është që ato të pastrohen, çka e bën trupin të filloj i pastër dhe i qetë aktivitetin e tij të mbrëmjes”, ka thënë ajo.

Dhe, duke i marrë parasysh këto raste, ajo thotë se dushet e mbrëmjes faktikisht kryejnë një funksion aktual (i largojnë ndotjet nga trupi), ndërsa dushi i mëngjesit është vetëm për t’u “zgjuar” nga gjumi. /Opinion.al

You must be logged in to post a comment Login