Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se Prishtina deri kah fundi i këtij viti do të formojë ushtrinë. Ka thënë se Rezoluta e KS të OKB-së 1244 është e qartë dhe porositi se nuk do të ketë presion politik për shkak të të cilës Serbia do të pranojë formimin e kësaj ushtrie. “Nuk ka organizatë, nuk ka fuqi dhe presion politik për shkak të të cilit do të pranojmë që të krijohet një forcë e armatosur, e cila do të jetë nën komandën e huaj, forcë e cila do të kërcënojë edhe vetë Serbinë qendrore dhe serbët në hapësirën e Kosovës”, ka thënë ai./Koha.net/

Dasma e Bes Kallakut me Xhensilen mori vëmendje në të gjithë mediat rozë, si fillim ishte Xhensila e cila i bëri një surprizë Besit duke i dedikuar një këngë atë mbrëmje “Ti e Ke Çelësin e Zemrës”, e sot Besi ja ka kthyer reston, i ka kushtuar asaj po ashtu një këngë. Kënga titullohet “Skifterja e zemrës” vjen në bashkëpunim me këngëtarin Klajdi Haruni, ndërsa në tekstin e kënduar nga Besi, nuk mund të mungojnë notat e humorit. “Ma vodhe zemrën si me qen prej Laçi”, – thotë mes vargjeve Besi. Në videopklipin e këngës, janë momentet më pikante nga ceremonia e dasmës.

Edhe vetë këngëtari ka komentuar për këtë bashkëpunim: “I lumtur për këngën e te gjitha dasmave ,faleminderit Bes Kallaku qe me zgjodhe mua te jem pjese e kësaj surprize kaq te bukur për Skifteren tende te Zemres Xhensila Myrtezaj”, shkruan Klajdi.

Po ashtu Flori Mumajes e ka shpërndarë klipin e tyre duke shkruar se dhe ai do ta kërcejë këtë këngë në dasmën e tij “Bes Kallaku Ft Klajdi Haruni Skifterja zemres. Do ta kercej kete kenge dhe ne dasmen time. Seriozisht! “. /Opinion.al

 

 

 

 

You must be logged in to post a comment Login