Mediat greke provokojnë Shqipërinë: Po na kolonizojnë manastiret e Vorio Epirit

Mediat greke kanë filluar t’a ashpërsojnë gjuhën ndaj Shqipërisë duke përdorur shpesh edhe terma që shprehin pretendime territoriale të shtetit helen ndaj jugut tonë.

Përmes një titulli mjaft provokativ: “Kolonizimi i Manastireve të Epirit të Veriut”, e përditshmja “Ethnos” ngre me të drejt problematikën e prishjes së manastirit të Shën Athanasit në Lëshnicën e Poshtme 6 km larg kufirit të shtetit shqiptar të 1912-ës me Greqinë, shkruan Albeu.com.

“Brenda manastirit muret ishin të zbukuruara me ikona të rrallë që përfaqësojnë një pasuri kulturore, ndërsa në pjesën veriore të tempullit, ishin ndërtuar qela në të cilat jetonin murgjit. Banorët denoncojnë se institucionet shtetërore ishin vënë në dijeni muaj më parë, se objekti mbi 400-vjeçar rrezikonte shembjen, por sipas tyre, preferuan ta mbajnë të fshehur për shkak të fushatës elektorale. Sipas mbishkrimit mbi hyrje të manastirit, afresket janë pikturuar nga “Llazari dhe dy studentë të tij nga Soudena e Epërme e Janinës” (aktualisht Ano Pedina). Deri në vitet 1930, që u braktis dhe nga murgu i fundit, manastiri i Shën Athanasit shërbente si Shkollë Qendrore dhe libralidhjeje, kishte dy mullinj dhe shumë qeli për murgjit”., – shkruan “Ethnos”, përcjell Albeu.com.

Ndërkohë që ngre një problematikë të drejt për prishjen e monumenteve të kulturës në Shqipëri, “Ethnos” rihedh në qarkullim tezën e Vorio Epirit, tani që edhe gjuha mes politikanëve të të dy shteteve është disi e acaruar

You must be logged in to post a comment Login