FT: Masterat në Menaxhim 2017/ Renditja e universiteteve më të mira

Universiteti, St Gallen, mban vendin e parë ndërsa shkollat ​​në Mbretërinë e Bashkuar kanë avancuar mbi rivalët e tyre francezë.

Sipas renditjes së publikuar në Financial Times, shkollat ​​angleze të biznesit kanë lënë pas ato franceze për sa u përket masterave në fushën e menaxhimit gjatë këtij viti. Edhe pse Universiteti St Gallen mban vendin e parë, janë pikërisht universitetet angleze dhe ato franceze me 24 dhe 18 programe secila, ato që përbëjnë shtyllën kryesore të renditjes së FT, nga 95 programe në mbarë botën.

Më shumë se gjysma e universiteteve të Mbretërisë së Bashkuar avancuan në renditje duke lënë pas universitetet franceze. Një e treta e universiteteve britanike avancuan me pesë vende më sipër në krahasim me dy të tretat e shkollave franceze që ranë me pesë ose më shumë vende. Një ndryshim shumë i rëndësishëm i metodologjisë së përdorur në këtë renditje në krahasim me herën e parë kur ajo u botua në 2005, është se FT-ja tani ka grumbulluar informacione edhe në lidhje me punën e parë që gjetën studentët pas diplomimit. Këto të dhëna janë përpunuar së bashku me informacionin për punët që studentë bëjnë aktualisht.

Kjo i krijon mundësinë FT-së të llogarisë rritjen e pagave të tyre që nga diplomimi, një kriter i ri i përdorur në këtë rankim, si dhe progresin që karriera e tyre ka pasur  gjatë këtyre viteve. Universitetet angleze i tejkaluan ato franceze në të dyja kriteret e reja. Shkolla e Biznesit “Warwick”, që është njëkohësisht edhe shkolla më e mirë në progresin e karrierës tek të rinjtë, mban vendin e dytë përsa i përket këtij kriteri dhe ka avancuar edhe 30 vende më përpara në krahasim me universitetin francez, HEC, të Parisit.

Studentëve nga Universitetet ​​e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu i është rritur rroga e tyre në krahasim me pagën e tyre të parë pas diplomimit, nga 62 për qind në 45 për qind. Megjithatë, studentët nga universitetet angleze kanë gjithsesi një pagë më të ulët sesa homologët e tyre që studiojnë në Francë, 55,000 kundrejt 64,000 dollarë amerikanë.

Universiteti, St Gallen i Zvicrës, kryeson këtë listë për vitin e shtatë rradhazi në masterat e Menaxhimit Ndërkomëbtar dhe Strategjisë. Universiteti, HEC, i Parisit qëndron në vend të dytë, një pozicion që vazhdon ta mbajë që nga viti 2014, ndërsa universiteti, IE Business School, në Spanjë ka avancuar me tre vende duke zënë vendin e tretë në renditjen e këtij viti.

Universiteti zviceran mban vendin e parë edhe si pasojë e avantazheve dhe lehtësive që ai ofron me anë të programeve për studentë nga vende të ndryshme të botës. Në këtë universitetet rreth 80 për qind e studentëve janë nga kombësi të ndryshme.

Studentët nga shkolla zvicerane gjithashtu kanë pagën e tretë më të lartë, me 114,449 dollarë, pas atyre nga Instituti Indian i Menaxhimit në Ahmedabad, me 116,476 dollarë dhe studentëve në IIM Bangalore, me  116,094 dollarë.

Në renditjen e këtyre 95 universiteteve përfshihen edhe nëntë institucione, nga shtatë vende të ndryshme, që marrin pjesë për herë të parë në këtë listë. Universiteti i Financave dhe Menaxhimit të Frankfurtit në vendin e 41-të është ndër hyrjet më të reja dhe që është pozicionuar shumë mirë. Gjithashtu ky universitet gjerman ka një nga programet më të balancuara gjinore, ku femrat përbëjnë 49 për qind të studentëve.

Shkolla, Lee Kong Chian, nga Universiteti i Menaxhimit në Singapor, renditet e 76 dhe është shkolla e parë nga Singapori që bëhet pjesë e kësaj liste.

Programi i përbashkët i kryesuar nga IQS i Spanjës, Universitetit Katolik, Fu Jen, në Tajvan dhe Universiteti i San Franciskos pa rritjen më të madhe. Masteri i tij në Menaxhimin e Sipërmarrjes Globale avancoi me 34 vende, duke zënë vendin e 43 në këtë renditje.

masters-in-management-2017

You must be logged in to post a comment Login