Bukuria kushton…por ajo kushton shumë më shumë kur bëhet fjalë për disa prej presidentëve më të njohur në botë

Emmanuel Macron, Presidenti që harxhoi 30, 000 dollarë në 3 muaj për produkte kozmetike.

3 muaj më parë, Emmanuel Macron etiketohej si fytyra më rinore dhe më e freskët e politikës franceze, shpëtimtari i Europës dhe i të gjithë planetit. Sot, pasi kanë kaluar disa muaj nga fitimi i zgjedhjeve dhe euforisë që i shoqëron ato, ai po vëzhgohet mbi kostot që harxhon për produktet kozmetike që e bëjnë atë të duket sa më i ri. Le Point ka zbuluar se që nga momenti që ai erdhi në postin e Presidentit, ai harxhoi në vetëm 3 muaj rreth 30, 000 dollarë mbi proktete të ndryshme kozmetike.

Një gjë e tillë nuk mund të pranohet lehtë, sado i famshëm dhe popullore të jetë figura e një presidenti. Herën tjetër që Presidenti do të dalë përballë njërëzve të popullit të tij, të gjithëve do t’i vijë vetëm një pyetje në mendje, edhe sa më shumë do t’i zhvatë ai taksapaguesit e mjerë në mënyrë të tillë që t’i lejojë vetes trajtimet më të mira të bukurisë?!

Pas verës që kaloi në Elysee, Presidenti i Francës është padyshim nën mbikqyrje. Humbja e popollaritetit të tij sa vjen edhe po shtohet, gjë kjo që u theksua akoma edhe më shumë javën e kaluar, kur në një konferencë për shtyp u përmend se ai kishte bërë dy pagesa prej 11.952 dollarë dhe 19.123 dollarë secila ndaj një grimiereje që njihit thjesht me pseudonimin Natacha M., e cila e ndihmoi Presidentin Macron që të mos kshte asnjë shenjë lodhjeje në fytyrën e tij, gjatë konferencave për shtyp, daljeve publike apo udhëtimeve të ndryshme.

Këto shifra janë konfirmuar edhe nga zyra e shtypit të Presidentit, duke nënvizuar ndër të tjera se ato ishin trajtime të domosdoshme, por që në muajt e ardhshëm, kostot në këtë drejtim do të zvogëlohen me siguri.

macron 2

Megjithatë kjo situatë nuk do të kapërcehet lehtë nga populli francez, e sidomos nga punëtorët të cilët fitojnë më pak se 29,880 dollarë në vit, shumë të cilën Presidenti i tyre e shpenzon në më pak se 3 muaj në produkte kozmetike.

Sipas një sondazhi të fundit të publikuar në “Le Figaro” popullariteti i Macronit ka rënë nga 62 për qind në 36 për qind, që nga momenti kur ai fitoi zgjedhjet, rreth 10 për qind më e ulët edhe se ajo e ish-Presidentit të mëprashëm Hollande.

Si një i sapoardhur në fushën e ashpër të politikës, Macroni po gabon edhe në shumë prej reformave që pret të ndërmarrë. Më e keqja ishte ai në fillim të këtij muaji, kur nëpërmjet një peticioni të firmosur nga 300,000 njerëz, ai u detyrua të tërheqë një propozim për t’i dhënë gruas së tij titullin zyrtar të “Zonjës së Parë” dhe buxhetin e fondeve pubike specifike që shoqëron këtë titull. Kjo ishte goditja e rradhës pas skandalit të nepotizmit në politikën franceze”.

macron 3_brigid

Periudha e keqe e gushtit do të pasohet nga një periudhë akoma edhe më e keqe gjatë muajit shtator, kur deputetët e qeverisë franceze të kthehen nga pushimet dhe të diskutojnë një prej reformave më të kontestuara të kohëve të fundit, refeformën e punës.

Kostot që disa disa prej figurave më të rëndësishme botërore shpenzojnë për trajtimet e bukurisë

hollande

Socialisti Hollande vazhdon të shpenzojë shuma marramendëse kur bëhet fjalë për trajtimet e ndryshme të bukurisë, shuma që shkojnë deri në 7170 dollarë në muaj, ndërsa kujdesi që ai i kushton flokëve të tij kanë një vlerë akoma edhe më të lartë, rreth 11,952 dollarë në muaj (përfshirë këtu pagesën për parukierët dhe kosotot e produkteve tëpër të shtrenjta).

Nicolas Sarcozy

Republikani Nicolas Sarcozy ka një buxhet disi më modest, që arrin vlerën deri në 9562 dollarë në muaj.

taony blair

Toany Blair shpenzon rreth 1946 dollarë ndërsa David Cameron shpenzon vetëm 97 dollarë, para këto që ai i shpenzon vetëm kur ka nevojë për të prerë flokët.

David Cameron

Por ajo që është me e çudtishmja është se vendin e parë ndër figurat më të rëndësishme të politikës në botë që shpenzon më pak në trajtimet e bukurisë dhe produktet kozmetike është një femër, dhe as më pak e as më shumë por Kancelarja gjermane, Merkel. Ajo shpenzon vetëm 65 euro në muaj për të prerë flokët e saj.

merkel 2

Ndërsa përsa i përket politikës amerikane, është e paqartë vlera që Donald Trump vazhdon të shpenzojë për të pasur look-un e tij të veçantë…

President Donald Trump awarded the Medal of Honor to former Specialist Five James C. McCloughan, U.S. Army in the East Room of the White House, on Monday, July 31, 2017. McCloughan received the Medal of Honor for distinguished actions during 48 hours of close-combat fighting against enemy forces near Don Que, Vietnam, from May 13 to 15, 1969. (Photo by Cheriss May) *** Please Use Credit from Credit Field ***(Sipa via AP Images)

 

You must be logged in to post a comment Login