Berati, dje dhe sot! Magjia e qytetit të ‘një mbi një dritareve’

‘O Berat ç’e pate fat’. Ky vargëzim i bukur popullor është rrënjosur në mendjen e çdo shqiptari kur bie fjala për këtë qytet 2500 vjeçar. Qyteti që i takon agut të njerëzimit.

Një nga qytetet më të rrallë të Shqipërisë. Historia e krijimit të tij i takon një legjende të bukur. Kur ujërat rridhnin të pakontrolluara dhe shkatërruese, në këtë zonë u krijua një masiv shkëmbi ku u ngrit një qytet i mahnitshëm, qytet që gazetat më prestigjioze të botës e quajnë qytetin e dytë më të bukur të Evropës.

Gjeneza e këtij qyteti nuk është e thjeshtë. Periudha e para-qytetërimit zgjati gati dy mijë vjet.

Berati, sot përfaqëson një nga pasuritë më të mëdha historike dhe kulturore të Shqipërisë, që mbrohet edhe nga UNESCO.

You must be logged in to post a comment Login