Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Në librin e vet “Shkathtësia e ngritjes së lumturisë”, Dalai Lama ka shkruar kështu: “Patjetër duhet të mësojmë se si ta duam atë që e kemi dhe të pajtohemi me atë që nuk e kemi, në mënyrë që të gjejnë stabilitetin dhe lumturinë”.

Dhe tani këto fjalë i ka vërtetuar edhe shkenca, transmeton Telegrafi.

Neurologu Jaak Panksepp thekson që rruga çon drejt lumturisë, jo mosarritja në cak, është ajo që na bën të lumtur.

Në vijim ka sqaruar se si plotësimi i dëshirave tona nuk do të krijojë lumturi afatgjatë.

The Dalai Lama gestures before speaking to students during a talk at Mumbai University February 18, 2011. REUTERS/Danish Siddiqui (INDIA - Tags: EDUCATION RELIGION) - RTR2IRAI

Duke folur në TEDx, ka theksuar shtatë emocione primare: gëzimin, panikun, brengën, dëshirën e zjarrtë, frikën, hidhërimin dhe kureshtjen, përkatësisht dëshirën për të kërkuar dikë apo diçka.

Bash ky emocioni i fundit, thekson Panskepp, është çelësi i lumturisë sonë.

Ai thekson që dopamina, substancë kimike në trurin tonë, është e lidhur me kënaqësinë, gjithashtu është e lidhur edhe me instinktin e kërkimit, dhe se duke hulumtuar dhe kërkuar informacione të reja, truri ynë liron dopaminën që çon në kënaqësi.

Ky studim përputhet me shumë studime të mëparshme të cilat kanë treguar që neve pasuria dhe forca nuk na bëjnë të lumtur, por për lumturi kanë meritë kërkimi i vazhdueshëm dhe ruajtja e marrëdhënieve cilësore. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login