A i morën nuset mbiemrat e burrave?

Marina, Orinda dhe Xhensila janë tre nuset që i martuam ditët e fundit, Marinën madje së fundmi fare. Ato janë vajza të njohura të televizionit dhe të gjithë janë kuriozë të dinë, a e ndryshuan mbiemrin e tyre të vajzërisë?
Xhensila nuk është më Myrtezaj. Atë mund ta quani lirisht Xhensila Kallaku.

 

Momente te bekuara @bes_kallaku 📸 @renuarlocaj

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on 

As Marina nuk është më Vjollca. Ajo mori mbiemrin e bashkëshortit, Selimi. Kështu që tani mund ta thërrisni Marina Selimi dhe në fakt shkon.

Ajo që na e mbajti sekret punën e mbiemrit ishte Orinda. Postoi foto duke nënshkruar aktin e martesës në gjendjen civile, vetëm se na bëri një hile. Fotoja nuk ishte e qartë dhe s`mundëm ta shikonim kë mbiemër mbajti.

You must be logged in to post a comment Login