Video/ Një tërmet i fuqishëm trondit Italinë. Një grua raportohet e vdekur

Një tërmet me një magnitudë prej 3.6 ballë është regjistruar rreth orës 20:57 në ishullin e Ischia.

Lëkundjet janë ndjere dhe në zona të tjera të ishullit, si në Barano dhe Forio, ndërsa shkaktoi frikë në mesin e turistëve dhe banorëve të cilët dolën të gjithë në rrugë.

Tërmeti ka shkatuar dëme të shumta materiale, raportohet një grua e vdekur, ndërsa burime të pakonfirmuara flasin për disa të plagosur dhe të zhdukur, numri i saktë i të cilëve nuk dihet ende.

Një ndërtesë banimi u shemb për shkak të lëkundjeve, dhe është shkatërruar plotësisht një kishë, ndërsa shumë hotele janë izoluar.

“Në këtë moment ne nuk e dimë të lëndimeve. Por ne shpresojmë se nuk ka akënd poshtë shtëpive të rrëzuara. Ne jemi shumë të shqetësuar”, tha Giuseppe Silvitelli, zëvendës kryetari i Casamacciola, komunë në ishullin e Ischia.

You must be logged in to post a comment Login