Shorti i Play Off në Europa League/ Shkëndija e Tetovës kundër Milanit, zbulohet fati i Skënderbeut

U hodh sot shorti i fazës “play-off” në Ligën e Europës. Dy skuadrat shqiptare të mbetura ende në garë, Skënderbeu dhe Shkëndija, mësuan rivalët e tyre në hapin e fundit para kualifikimit në grupe. Goglat i dhanë mundësinë Skënderbeut të hakmerret ndaj Dinamos së Zagrebit, përballë së cilës u mposht para dy sezonesh në fazën “play-off” të Ligës së Kampioneve. Kroatët nuk janë më ai ekip i frikshëm, teksa njësoj si Skënderbeu, në sezonin e shkuar humbën titullin kampion pas shumë sezonesh radhazi që e kishin pronë të tyren. Ndeshjen e parë korçarët do ta luajnë në transfertë.

Shorti ka qënë “ëngjëll dhe djall” për Shkëndijën e Tetovës. Kuqezinjtë do të ndeshen kundër gjigantëve italianë të Milanit. Shanset për kualifikim padyshim që janë thuajse të papërfillshme për të besuarit e Qatip Osmanit përballë milionave të kinezëve të Milanit, por reklama që do t’u bëhet nga kjo përballje është shumë e madhe, ndoshta edhe më e madhe se në rast kualifikimi në grupe. Mbetet për t’u përcaktuar se ku do të luhet ndeshja e parë.

LIGA E EUROPËS – FAZA “PLAY-OFF”

Shkëndija Tetovë (Maqedoni) – Milan (Itali)

Vardar (Maqedoni) – Fenerbahçe (Turqi)

Ajaks (Holandë) – Rozenborg (Norvegji)

Osijek (Kroaci) – Austria Vjenë (Austri)

Crvena Zvezda (Serbi) – Krasnodar (Rusi)

BATE Borisov (Bjellorusi) – Oleksandrija (Ukrainë)

Klub Bryzh (Belgjikë) – AEK Athinë (Greqi)

Maritimo (Portugali) – Dinamo Kiev (Ukrainë)

Dinamo Zagreb (Kroaci) – Skënderbeu (Shqipëri)

Ludogorets (Bullgari) – Suduva (Lituani)

Panathinaikos (Greqi) – Atletik Bilbao (Spanjë)

Apollon Limasol (Qipro) – Midtjillend (Danimarkë)

Domzhale (Slloveni) – Marsejë (Francë)

Partizan Beograd (Serbi) – Videoton (Hungari)

Hafnarfjordur (Islandë) – Braga (Portugali)

Everton (Angli) – Hajduk Split (Kroaci)

Utreht (Holandë) – Zenit Shën Petersburg (Rusi)

Legia Varshavë (Poloni) – Sherif Tiraspol (Moldavi)

Vitorul (Rumani) – Salzburg (Austri)

Viktoria Plzen (Çeki) – AEK Larncaka (Qipro)

PAOK (Greqi) – Ostersunds (Suedi)

You must be logged in to post a comment Login