Serbët tërbohen nga deklarata e kryeministrit kroat

Krerët e lartë në Serbi janë zemëruar në kulm me deklarimet e fundit të kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç në lidhje me operacionin ‘Stuhia’.

Ky i fundit në në përvjetorin e fillimit të mësymjes së madhe kroate, të njohur si ‘operacioni Stuhia’, ka arsyetuar veprimet e palës kroate se gjithçka u bë me qëllim të parandalimit të një Srebrenice të re, dhe sipas tij, ky operacion shkatërroi ëndrrën e Serbisë së madhe, transmeton Konica.al.

Derisa kroatët kanë shënuar ‘Ditën e Fitores’, serbët i janë kundërpërgjigjur me ‘Ditën e Kujtimit’ në nderim të serbëve të vrarë gjatë ofensivës kroate dhe dëbimit të qindra mijëra të tjerëve.

 “E pyes Andrej Plenkoviçin se a do të thotë që fëmijët dhe të moshuarit që u vranë gjatë operacionit Stuhia vdiqën për shkak të hamendësimitr të dikujt dhe si masë parandalimi”, ka pyetur ministri serb në një deklaratë drejtuar mediave.

Sipas tij, është vështirë të besohet se një kryeministër i një vendi anëtar të BE-së mund të thotë gkëra të tilla në shekullin njëzetenjë.

Ministri serb poashtu ka kërkuar nga autoritetet kroate që të kenë një qëndrim të qartë karshi krimeve të kryera gjatë sulmit, në vend të kremtimit të diçkaje që përfaqëson një fatkeqësi për serbët.

Me tone të ashpra ndaj kryeministrit kroat është kundërpërgjigjur edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

“Për çfarë politike për Serbi të Madhe flet Plenkoviçi kur Kroacia dëboi më shumë se 250 mijë dhe vrau dhjetëra mijëra qytetarë të saj? Serbët ishin një popull përbërës i Kroacisë që ka jetuar aty me shekuj, kurse tani ata janë më pak se pesë për qind”, ka thënë kreu i diplomacisë serbe.

You must be logged in to post a comment Login